image Haradinaj: Grenelli po flet vazhdimisht për ekonominë, SHBA-ja nuk na marrin veç hajt me të mirë

Politikë

Haradinaj: Grenelli po flet vazhdimisht për ekonominë, SHBA-ja nuk na marrin veç hajt me të mirë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se SHBA-ja ka bërë analizë ekonomike dhe se Grenell po flet vazhdimisht për ekonominë.

Sipas Haradinajt, SHBA-ja nuk po flet vetëm sa për ta marrë Kosovën me të mirë.

“Grenell po flet vazhdimisht për ekonominë, ata kanë një analizë, nuk është se vetëm ju ka ardhur ideja me na marrë veç hajt me të mirë, është situatë e analizuar”, u shpreh Haradinaj.

Ai më tutje tha se çështja e pandemisë përshpejton proceset e vendimmarrjes.

“Krizat nxitin vendimmarrje, krizat bëjnë që të përshpejtohen proceset dhe të merren vendime”, tha ai në Pressing./ Gazeta Sinjali/