image Haradinaj godet Veselin e Kurtin: Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit e as ata që gjuajtën gurë

Politikë

Haradinaj godet Veselin e Kurtin: Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit e as ata që gjuajtën gurë

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

Sipas tij, korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat, shkruan në FB Haradinaj, transmeton Sinjali

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%.

Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim.

Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit.

100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.

Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten.

Duket se këtë postim Haradinaj ia ka drejtuar Veselit dhe Kurtit. Veseli së fundmi ka thënë se PDK do ta luftojë korrupsionin, për këtë deklaratë kanë ironizuar shumë politikanë duke ia kujtuar Veselit që partia e tij është në pushtet që dy dekada. Ndërsa, te pjesa ku Haradinaj shkruan se korrupsionin nuk e luftojnë as ata që gjuajtën gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat, duket se fjala është për partinë e Kurtit. /Sinjali/