image Haradinaj godet Bërnabiqin dhe Thaçin për kufij dhe taksë

Kosovë

Replikë/ Haradinaj godet Bërnabiqin dhe Thaçin për kufij dhe taksë

news image

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, lidhur me deklarimin e saj se Serbia nuk do ta njeh Kosovën me kufijtë aktual.

 Ai ka thënë se pretendimet e Bërnabiqit tregojnë se taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por se ndryshimi i kufijve.

“Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun. Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq”.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”, ka shkruar Haradinaj.

Më herët përmes një postimi Haradinaj kishte thumbuar Veselin dhe Kurtin për luftimin e korrupësionit. Sipas tij, korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat