Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Hajradinaj, ka treguar për qëndrimin e partisë së tij për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, sipas tij, taksa duhet të mbahet deri në njohje nga Serbia.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka ftuar në takim kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth situatës së krijuar për heqjen e taksës.
“Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, ka përfunduar shkrimin e tij duke uruar që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, sipas tij, në momentin vendimtar për vendin./Gazeta Sinjali/