image Haradinaj: Ftesa e Hagës ishte shantazh ligjor i pastër për ndarjen e vendit

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj: Ftesa e Hagës ishte shantazh ligjor i pastër për ndarjen e vendit

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kundërshtimi ndaj idesë për korrigjim të kufijve me Serbinë si dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnjës, i kanë kushtuar me postin që e mbante.

Sipas Haradinajt, ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë, ishte shantazh ligjor i pastër për taksën.

“Unë kam ra në pasoja, e kam humbë pushtetin. I kam kaluar ato që i kam kaluar, por i kam kaluar në disa kauza. Nën një, nuk e kam turpëru shtetin tim dhe nën dy, nuk kam pranuar shantazhe për ndarje të vendit tim. E kam prapësuar një agjendë për këtë. S’kam pranuar shantazh ligjor. Ftesa e Hagës ishte shantazh ligjor i pastër. Por në demokraci gjithmonë ki me e humb pushtetin njëherë. Unë e kam humb në argumente, që e kam ruajtur shtetin dhe vendin tim”, ka thënë ai në emisionin Rubikon./Gazeta Sinjali/