image Haradinaj: Fol kryeministër, pse njeriu yt përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të kompanisë mafioze energjetike

Politikë

Haradinaj: Fol kryeministër, pse njeriu yt përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të kompanisë mafioze energjetike

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se ambasadori Martin Berishaj është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka bërë disa pyetje kryeministrit Kurti.

“Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?”, ka pyetur Haradinaj.

Reagimi i Haradinajt:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në Vend?

Pse ka dështuar Kosova C?

Pse ka dështuar Kosova e Re?

Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?

Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?

Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?

Pse është refuzuar gazi amerikan?

Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?

Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?

Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?

/GazetaSinjali/