image Haradinaj flet për programin e qeverisë së re dhe numrin e zëvendësministrave

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj flet për programin e qeverisë së re dhe numrin e zëvendësministrave

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është kontribuuese e programit të asaj që ai e quan “Qeveria Hoti”

Haradinaj tregon se AAK-ja me partnerët e saj po e shfrytëzon periudhën kur Gjykata Kushtetuese po e trajton çështjen e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, e në këtë kohë po punojnë për programin qeverisës. 

“Aleanca është kontribuuese e programit të Qeverisë Hoti, edhe për shkak të resorëve që do t’i udhëheqë”, ka thënë Haradinaj. 

Kreu i AAK-së thotë se ai vetë ka qenë që të ruhet madhësia e tanishme e Qeverisë, pra numri i ministrave e zëvendësministrave. Megjithatë, ai thotë se akoma nuk dihet.

“Kjo koha është shfrytëzu për avancim të programit. Nuk mund të flas për numrin e zëvendësministrave, është në diskrecion të kandidatit për kryeministër”, tha Haradinaj gjatë një vizite të tij në Gjilan. /Gazeta Sinjali/