Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka folur pas takimit të djeshëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj Stublla ka thënë se fituesi më i madh moral pas pranimit të marrëveshjes me Asociacionin e komunave me shumicë serbe brenda, është ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
“Fituesi më i madh ‘moral’ pas zyrtarizimit dhe pranimit të marrëveshjes me Asociacionin brenda, është Isa Mustafa. Ndërsa humbësja më e madhe është Kosova – e cila sot bëhet ‘zyrtarisht e pa shpresë’ me klasë politike të pandryshueshme ndër dekada!”, shkroi ajo.
Gjatë takimit të djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq, sipas zyrtarëve evropianë, palët u pajtuan që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për Planin evropian.
Megjithatë, s’pati ndonjë marrëveshje.
Kurti e Vuçiqi e akuzuan njëri-tjetrin se s’ishin të gatshëm të nënshkruanin.
Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoni të Veriut.