image Haradinaj: Të largohen menjëherë njësitë speciale nga objektet në Veri, po hyjmë në fazë të rrezikshme

Politikë

Haradinaj: Të largohen menjëherë njësitë speciale nga objektet në Veri, po hyjmë në fazë të rrezikshme

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përfillë kërkesat e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, për rikthijmin e normalitetit në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar që të dëgjohen aleatët, dhe kësisoj të largohen menjëherë njësitet speciale nga komunat në veri.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit të japin dorëheqje dhe të shpallen zgjedhje të reja në këto katër komuna.

Ndër të tjerash, i pari i AAK-së ka kërkuar nga Kurti që t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Postimi i plotë:

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.

Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit;

që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje;

shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare;

që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret.

/GazetaSinjali/