image Haradinaj falënderon votuesit: Vota për AAK-në ishte mbështetje për vizionin tonë për Kosovën

Politikë

Haradinaj falënderon votuesit: Vota për AAK-në ishte mbështetje për vizionin tonë për Kosovën

news image

Kreu i Ramush Haradinaj ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe diasporës për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për besimin e dhënë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një postimi publik, Haradinaj tha se vullneti i qytetarëve duhet respektuar, duke theksuar se “kur sovrani flet, të tjerët heshtin”.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj votuesve që, sipas tij, i besuan vizionit të AAK-së për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar dhe sovrane, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen për listën zgjedhore të partisë, e cila këtë herë u drejtua nga Ardian Gjini.

Haradinaj theksoi se vota për AAK-në ishte më shumë se një mbështetje politike, duke e cilësuar atë si përkrahje për vazhdimin e angazhimit për një Kosovë demokratike dhe në partneritet të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Në fund, ai uroi qytetarët dhe institucionet e angazhuara në procesin zgjedhor, duke shprehur besimin se zgjedhjet kanë qenë të lira, të ndershme dhe demokratike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/