Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.
Haradinaj ka pohuar se edhe vet ka pasur simptoma, por jo të mëdha.
“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha/ Fëmijët e motrës Antifonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai në Kanal10.
Haradinaj tha se situata e shkaktuar në Deçan është e çuditshme dhe jo e zakonshme.
“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai./Gazeta Sinjali/