Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth aderimeve të fundit në partinë e tij, ku pjesë e këtyre aderimeve është floktari, Kaci Lleshi.
Haradinaj ka thënë se nuk do të ishte keq që partisë së tij t’i bashkohet edhe grimerja e njohur Sellma Kasumoviq.
“…edhe Sellma nuk është keq me ardhë”, ka thënë Haradinaj.
Disa nga këngëtarët e estradës kosovare janë bërë pjesë a Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë.