Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat e rënda për Qeverinë Kurti lidhur me refuzimin e gazit amerikan, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka përsëritur frazën e tij të famshme, duke i quajtur qeveritarët ‘një shpi budallë’, duke thënë se teksa bota është përfshirë në krizë energjetike dhe shumë vende ‘luftojnë’ për të siguruar gaz, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar një projekt të tillë.
“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”.
“Por këta [pozita] janë një shtëpi budalla, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, tha Haradinaj në Klan Kosova.