image Haradinaj: E lë të hapur ofertën për t'u bërë president

Politikë

Haradinaj: E lë të hapur ofertën për t’u bërë president

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth aktakuzës së presidentit Thaçi.

Haradinaj tha se nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, ai thotë se e lë të hapur mundësinë për t’u bërë president.

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj, në një intervistë për Syri TV.

Ndryshe Haradinaj tha se është i ngarkuar me punë dhe se nuk është koha për të qenë lakmitar.

“Unë kam pasur ballafaqimet e mia me ligjin ndërkombëtar dhe jam rast i mbyllur. Unë kam mjaft punë, Aleanca ka mjaft përgjegjësi dhe jam i kënaqur të vazhdoj kështu siç jam”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/