Në përvjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar atë, duke u shprehur se ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore.
Sipas Haradinajt, Rexhepi si kryeministër ka luajtuar rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike për Kosovën.
“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sot mbushen dy vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.
Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën. /Sinjali
RH