Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar publikisht kryeministrin Albin Kurti nëse sipas tij, vazhdon të “tallet” me veteranët e nuk i përfshin në rritjen e pagës minimale.
Haradinaj thotë se boll e ka duru Kurtin, e nëse e bën këtë gjë, ai nuk e lejon të hyjë në zyre.
“Tash u kthy lista se spo don me zbatu kriterin e pagës minimale edhe për kategoritë e lirisë. E unë po i tham qetu para tij. I kom duru krejt shpifjet e dallaveret e tij e të tyre, e ka ndodh një proces gjyqësor, mos luj më shumë me këto kategori. Mos u tall më me ta.
Është kërcënim serioz dhe publik. Mos bëj hajgare, të kemi duru . Kfjellu njëherë e përgjithmonë. Nuk të durojmë pa kufi. I dalmi në rrugë edhe nuk munet me hy në zyre të vet, smundet pa i përfshi këto kategori në kriter të pages minimale“, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjin.