image Haradinaj e Ahmeti tregojnë pikat e përbashkëta si politikanë

Kosovë

Politikë/ Haradinaj e Ahmeti tregojnë pikat e përbashkëta si politikanë

news image

Ramush  Haradinaj dhe Shpend Ahmeti sot kanë bërë hapin e parë, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit AAK-PSD, edhe pse për shumë kë, ky koalicion nuk ishte befasi.

Se si do të materializohet marrëveshja më tej dhe se cilat janë pikat e përbashkëta mes tyre, Haradinaj e Ahmeti kanë folur në një debat televiziv në T7.

Ata u deklaruan se si politikanë më shumë i ka bashkuar koha sa ishin në opozitë, e sidomos në kohen e VLANI-it, periudhë kjo gjatë së cilës, siç thanë, janë shoqëruar më shumë.

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, e pranoi se kanë dallime ideologjike me partinë e Haradinajt dhe se kanë qenë kundërshtar në politikë, por arsyetoi me faktin se tani është një situatë e re politike në të cilën si subjekte kanë vendosur të garojnë bashkë.

“Kemi vendosur të mos bëjmë kalkulime, të presim 5 minuta në 12:00, se mos po vije ndonjë ofertë më e mirë. Ne si subjekte kemi vendosur të garojmë bashkë dhe jemi të hapur edhe për parti të tjera. Ata që i pash sot duke moralizu a duhet apo jo ky koalicion, i them se nuk ka vend për moralizma këtu.  Është një vendim strategjikë për tu përballur me sfidat që na presin e natyrisht për ta nxjerrë PDK në opozitë”, tha Ahmeti.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërkaq tha se me Ahmetin gjithmonë ka pasur një afërsi dhe se roli i Ahmetit ka qenë gjithmonë i rëndësishëm sa ishin në opozitë.

“Si politikanë ne gjatë gjithë kohës së VLAN-it kemi diskutuar për tema  të ndryshme dhe gjithnjë e kam respektu mendimin e Ahmetit, kam qenë çdo herë i hapur për rolin e Ahmetit në kuadër të VLANI-it”.

Në pyetjen se a po hiqet  dorë  përfundimisht prej tendencave për profilizim të partitve,  Ahmeti është shprehur se secili subjekt do t’i përmbahet profilit të vet.

“Apsolutisht nuk po heqim dorë prej ideologjive tona dhe ne shpejt do të shpalosim programet për të cila jemi marrë vesh. Ju e dini çka ka ndodhë deri të dorëheqja e Haradinajt dhe ka qenë pikërisht ky bashkëpunim që e ka ndalë rrezikshmërinë për çështjen e kufijve. PDK do të dalë në opozitë dhe në këtë rast na duhet një qeveri më e gjerë me mbi 61 vota” , ka deklaruar Ahmeti

Edhe Haradinaj, tha se e mbëshetë programin social të partisë së Ahmetit.

“Partitë e djathta kanë programe sociale, për barazi drejtësi sociale për qytetartët, dallimi është se e djathta synon sa më pak taks në profit dhe nuk besojmë se kemi me ra në kundërshtim  për çështje të tilla.
AAK dhe PSD janë të parat që vepruan  dhe  mendojë se kjo ka të bëj me pjekurinë tonë politike dhe ne nuk e humbëm kohën duke eksperimentuar. U deklaruam se çka duam me bo, njëkohësisht është edhe shpresë për qytetarët, se po u themi qytetarëve se në kuadër të këtij bashkëpunimi e kemi gjetë zgjidhjen”
, ka thënë Haradinaj./Sinjali/