Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se synimi kryesor i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran duhet të jetë anëtarësimi i ushtrisë në NATO.
Haradinaj tutje ka thënë se Ushtria e Kosovës është padyshim kulmi i sakrificës së popullit shqiptar për liri.
“Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook./GazetaSinjali/