image Haradinaj: Ta bëjmë Kosovën 100% shtet

Kosovë

Haradinaj: Ta bëjmë Kosovën 100% shtet

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj vlerëson se shteti i Kosovës ka mbetur ende projekt i papërfunduar. Sipas tij se Kosova nuk është bërë 100% shtet dhe se ky mision i kompletimit të shtetësisë duhet të përfundoj.

“A ja vlen me hezitu sot me lanë pak pa e kryer shtetin, do të ishte e pashpjegueshme nëse ne e afrojmë deri 99% por nuk e bëjmë 100 për qind shtet. Është në interesin tonë ta përfundojmë Kosovën shtet 100 për qind”, tha ai.

I pari i qeverisë në dorëheqje gjithashtu iu bëri thirrje të gjithë atyre që janë lodhur, të hapin rrugë me përfundimin e shtetësisë së Kosovës, pasi siç tha ai nuk është marre për një gjë të tillë.

Këto komente ai i bëri në tubimin përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe rënies së dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi në Vraniq të Gjakovës./Sinjali/