image Haradinaj do të jetë dëshmitar në rastin “Veteranët”

Kosovë

Drejtësi/ Haradinaj do të jetë dëshmitar në rastin “Veteranët”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, në seancën e sotme, ka vendosur që Ramush Haradinaj të dëgjohet si dëshmitar në rastin gjyqësor “Veteranët”.

Ish-kryeministri i Kosovës do të dëshmojë në seancat e ardhshme, pas propozimit të mbrojtësit të Shkumbin Demaliajajt, i cili u aprovua nga trupi gjykues nënudhëheqjen e gjykatëses Nushe Kuka – Mekaj.

Seanca e radhës është caktuar më 21 shkurt.

Kujtojmë që një ditë më parë kjo gjykatë refuzoi propozimet që dëshmitarë në këtë rast, përveç Haradinajt, të jenë edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. /Gazeta Sinjali/