Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se disa qarqe evropiane duan që të pengojnë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë.
Haradinaj u shpreh se BE është e pafuqishme për tu marrë tashmë me çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, madje ai shprehet i habitur me qëndrimin e Gjermanisë dhe kancelares Merkel, e cila përkrah Josep Borell, i cili le të hapur çështjen e kufijve.
“Është dëshirë për të penguar një marrëveshje nga disa qarqe evropiane. Dikur evropianët mundoheshin ti atribuonin kritikën për diskutim të territorit të Kosovës amerikanëve. Tani shihet se evropianët se nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje. Evropa në të kaluarën e bëri një gabim të madh. I la zonjës Mogerini duar të lira të flasë në emër të BE”, deklaroi Haradinaj në një intervistë për Ora News.
Kreu i AAK-së ka përmendur edhe idenë për shkëmbim të territoreve, duke thënë se diskutime të tilla kanë sjellur luftra.
“Është e habitshme sot Berlini zyrtar si e lejon zotin Borell. Merkel ishte kundër lëvizjes së kufjeve dhe e ne çojmë këtë, tani habitem si e lejon Merkel njeriu që flet në emër të BE të lerë të hapur mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Kjo flet për pafuqinë e BE për ta trajtuar këtë temë me sukses. Berlini zyrtar i nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Si mundet Berlini zyrtar të jetë në një vijë me Borell i cili le të hapur çështjen e kufijve të territoreve. Duhet që kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron të veprojnë me Borell njësoj sic kanë vepruar me Mogherinin për t’ia marrë temën e dialogut.
Është rrezik të lejohet vazhdimi i marrjes me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka tolerancë të tillë. Toleranca e diskutimit të çështjes së territoreve të kufijve në Ballkan ka sjellë luftëra. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/