image Haradinaj: Deri këtu kemi ardhur për shkak të gabimeve të udhëheqësve që kanë qeverisë vendin

Kosovë

Haradinaj: Deri këtu kemi ardhur për shkak të gabimeve të udhëheqësve që kanë qeverisë vendin

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pasi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u paraqitën për herë të parë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj ka thënë se kjo është një goditje e madhe për vendin tonë në planin global por edhe në rajon.

“Mundem me ju thanë se është një goditje e madhe për Kosovën në planin global po flas por edhe në rajon dhe në perspektivën tonë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Ai u shpreh se deri në këtë situatë kemi ardhur për shkak të gabimeve të udhëheqësve të vendit por edhe angazhimit të Serbisë kundër Kosovës.

“E gjithë ajo e vërtetë ka ardhur në njëfarë konfuzioni, por ky konfuzion nuk është arrit për një ditë, pra është një proces i gjatë mendoj, i gabimeve në anën tonë të Kosovës dhe të udhëheqësve e të atyre që kanë qeverisë me vendin. Përfundim i gabimeve tona të vazhdueshme edhe t’i quaj ashtu por edhe punës së mirë të palëve tjera që dojnë me mohu atë të vërtetë, mundohen me deformu të vërtetën e luftës në Kosovës”, thotë Haradinaj.

/Gazeta Sinjali/