image Haradinaj: Dënimi i Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, shpresoj në shkallën tjetër ta marrë një epilog për liri

Politikë

Haradinaj: Dënimi i Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, shpresoj në shkallën tjetër ta marrë një epilog për liri

news image

Pas dënimit të ish-pjestarit të UÇK-së Salih Mustafa nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij.

Ish-kryeministri më tej ka theksuar se dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi.

/GazetaSinjali/