image Haradinaj deklarohet për drekat gjysmë milioni euro: Unë në zyre ha byrek me para të mija

Kosovë

Haradinaj deklarohet për drekat gjysmë milioni euro: Unë në zyre ha byrek me para të mija

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj foli rreth shpenzimit të gjysmë milioni euro nga Qeveria Haradinaj për dreka.

Haradinaj i mohoi kategorikisht këto akuza. Tha se asnjëherë nuk i ka shpenzuar paratë e Kosovës për dreka.

“Asnjë cent të Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka harxhuar për një drekë të veten. Asnjëherë. Drekë unë ha në zyre, një byrek, një diçka. Shteti ka obligime, pritje, palë, protokoll shtetëror, reprezentacion, pritje qysh i keni pa, sa i përket atyre, ato kanë ndodhë”.

“Sa i përket mënyra se si i kanë dhënë stafi, po muj me i thanë popullit po nuk janë stafi jem. Ata i ka sjellë Hashimi prej kur ka qenë kryeministër. Janë që i ka sjellë Isa, e tjetër kush. Shumë të idhnum janë po ashtu me mu, se mendojnë që jam bë unë shkaktar që i kam qit në opozitë”.

“Pra kam krijuar armiq brenda administratës një pjesë të tyre dhe marrë goditje të shumta. Nuk është e vërtetë. Kryeministria, kryeministri ka shpenzuar dreka e darka çka po thojnë ata. Shteti i Kosovës, reprezentacioni. Nuk ka dreka e darka Ramush Haradinaj”, tha Haradinaj në rtv 21.