Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot është paraqitur si dëshmitar në rastin “Veteranët”.
Haradinaj pas dhënies së dëshmisë, ka thënë se respekti dhe vlerësimi për gjyqësorin, e forcon sistemin e drejtësisë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisē”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Pas Haradinajt, pritet të dëshmojnë edhe dy hetues të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit hetues në këtë rast.
Sipas vendimit të gjykatës, dëshmia e Haradinajt nuk do të mund të publikohet deri në përfundimin e intervistimit të dëshmitarëve të ftuar.
Sot pritet të përfundojë dhënia e dëshmive./Gazeta Sinjali/