Ramush Haradinaj po vazhdon me opozitarizmin e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Kësaj here ai ka përdorur një fjali të shkrimtarit Sami Frashëri, të cilin Kurti e ka vlerësuar si një nga tre figurat më të rëndësishme shqiptare.
Në postimin e fundit, Haradinaj ka shpërndarë një fjali që thotë, “Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”.