image Haradinaj: Çështja e arrestimit është pak e çuditshme, kauza e protestës ishte e drejtë

Politikë

Haradinaj: Çështja e arrestimit është pak e çuditshme, kauza e protestës ishte e drejtë

news image

Reagimi i radhës për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt ka ardhur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në RTK ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për shtrenjtimin e rrymës ”, tha Haradinaj.

Për arrestimin e Molliqajt kanë reaguar edhe Lumir Abdixhiku dhe Behgjet Pacolli. /GazetaSinjali/