image Haradinaj bisedon me homologun turk, e falënderon për ndihmat mjekësore për Kosovën

Politikë

Haradinaj bisedon me homologun turk, e falënderon për ndihmat mjekësore për Kosovën

news image

Ministrja e Punëve të Brendshme, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun turk, Mevlut Çavuşoglu.

Ndryshe, ministrja ka falenderuar për ndihmat mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse që dërgoi Turiqa për të ndihmuar Kosovën për ta luftuar koronavirusin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në vazhdën e telefonatave nga miqtë e Kosovës, biseduam edhe me homologun turk z. Mevlüt Çavuşoğlu.Shpreha falënderimin për ndihmat mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse që dërgoi Turqia për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë, si dhe për mbështetjen në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës.Bisedova me z. Çavuşoğlu për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve të Kosovës, sidomos tani që do të jetë kryesuese e radhës pas Kosovës e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ministrja ka biseduar edhe me homologun shqiptar, Gent Cakaj. /Gazeta Sinjali/.