image Haradinaj: Beteja e Koshares dëshmoi se UÇK është gjallë dhe nuk do të shuhet asnjëherë

Kosovë

Haradinaj: Beteja e Koshares dëshmoi se UÇK është gjallë dhe nuk do të shuhet asnjëherë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22 vjetorit të Betejës së Koshares.

Haradinaj ka thënë se Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar ka dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është gjallë dhe asnjëherë nuk do të shuhet.

Në 22 vjetorin e kësaj beteje, Haradinaj bashkë me bashkëpartiakë bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares”.

Sot në përvjetorin e Epopesë së Koshares ndodhemi në memorialin ku pushojnë heronjtë e kësaj epopeje, pra që është një luftë e gjatë dhe dhe vërtet intensive dhe një kohë mjaft kritike për Kosovën. Është bërë përpjeke të gjatë për të dëshmuar se UÇK në teren nuk ekziston. Serbia në atë kohë thoshte se në atë kohë po luftonte vetëm NATO. Fillimi i kësaj beteje, thyerja e kufirit në atë kohë shqiptaro-shqiptar ka qenë një porosi ndryshe, që jo vetëm që UÇK-ja është gjallë por asnjëherë nuk do të shuhet, do të jetë e fortë dhe ka pas një efekt të madh në zonën e Dukagjinit. Këtu kemi mbi 100 heronj që pushojnë e cila flet shumë”, tha ai./GazetaSinjali/