Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e së premtes në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha, ka vendosur kurora lulesh te Lapidari i Martirëve në Suharekë.
Për nder të kësaj masakre është hapur edhe një muze në qendër të këtij qytetit.
Më pas Haradinaj ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve./Gazeta Sinjali/