image Haradinaj: Atdheu është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive

Sociale

Haradinaj: Atdheu është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me bashkatdhetarë në Gjermani, së bashku me deputeten Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Sant Augustin.

“Edhe sot kam vazhduar me takime të njëpasnjëshme me bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani. E kuptoj shumë mirë ndjenjën e tyre, e përjetoj emocionin që kanë me mijëra kilometra larg vendlindjes, pasi që dikur isha edhe unë pjesë e tyre”, ka shkruar ai.

Haradinaj është shprehur i lumtur që po i sheh bashkatdhetarët duke përparuar, duke ndihmuar familjet e tyre në atdhe.

“I falënderoj të gjithë emër për emër, nisur nga Driton Malaj, kryetar i Aleancës për këtë rajon, dhe secilin që ndau nga koha e tyre që të bashkëbisedojmë mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive”, tha ai.

Kreu i AAK-së, përfundoi duke thënë se po kthehet në Kosovë, me shpresë që shumë nga këta mërgimtarë t’i takoj për festat e fundvitit dhe me shpresë se nga Kosova tash e tutje do të dëgjojnë vetëm lajme të mira.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/pfbid02bPEgSqmTz7fmm7asf4PzieAAv7HrR9cRtADf8hpDkvDxcXPyK8ieQnZoxxyDaxUFl

/GazetaSinjali/