image Haradinaj: Ata që hartojnë skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp

Politikë

Haradinaj: Ata që hartojnë skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kushdo që harton një skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh mes vete për të qenë secili zot në shtëpi të vet.

“Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp. Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej ish-kryeministri tha se të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk jan pak, do të përfundojnë me turp.

“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi se këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.

“Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjali/