image Haradinaj: Amaneti i dëshmorëve na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë Kosovën

Sociale

Haradinaj: Amaneti i dëshmorëve na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë Kosovën

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke thënë se kjo ditë është e shenjtë.

Haradinaj tha se Kosova është pjesë e botës së lirë falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s.

Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/