Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
“Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe popullin amerikan.