Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova.
Haradinaj ka thënë se arsyeja që votuan në rezolutën për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka qenë vetëm sepse nuk donin të dobësonin pozicionin e Kosovës.
“E pamë edhe vetë. Nuk duam të godasim qeverinë në këtë mënyrë. Në pozitën që është Kosova, nuk na konvenon që të jemi të përçarë dhe duhet të jemi bashkë. Kushdo, jo vetëm kjo qeveri, e ka përkrahjen tonë në përballjet me Serbinë”, tha ai.
“Qartësia jonë në referendum u ndihmoi të gjithëve. Duhet të përmendim njohjen reciproke pasi ndryshe nuk mund të vazhdojmë”, shtoi ai në T7.
Haradinaj mohoi çdo formë të bashkëpunimit me qeverinë.
“Nuk duam aspak të bashkëveprojmë. Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova. Nuk kemi interes për bashkëpunim me këtë qeveri”, shtoi ai./GazetaSinjali/