image Haradinaj: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim

Politikë

Haradinaj: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim

news image

Pas rastit tragjik të vrasjes së 35 vjeçares e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurit.

Haradinaj ka shkruar në profilin e tij se për gjithë ngjarjen, fajtor është edhe kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar këtë të fundit se po e defunksionalizon sistemin e drejtësisë, duke përgjysmuar pagat për gjyqtarët e prokurorë, dhe se po i poshtëron policët duke i lënë me paga të dobëta.

Haradinaj thotë se ka qenë i pari që e ka quajtur Kurtin “mashtrues” dhe thotë se ka pasur të drejtë, derisa shton se s’do të kishte dëshirë që të jetë ui pari që do ta quante edhe “vrasës”.

Ky është reagimi i plotë Haradinajt:

Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Pas Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur.

Burimi i së keqës e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!

Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë.

Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!

/GazetaSinjali/