image Haradinaj akuzon Vetëvendosjen për punësime të militantëve, përmend emra

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj akuzon Vetëvendosjen për punësime të militantëve, përmend emra

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur emra që sipas tij Vetëvendosje i ka punësuar në institucione publike.

Haradinaj në “Debat Plus” thotë se LDK nuk është një parti që ngutet kur merr vendime kaq të mëdha si rrëzimi i një qeverie.

“LDK ka pasur një zor të madh. LDK nuk e duan Hashim Thaçin. Nuk mund ta kenë bërë për shkak të Hashim Thaçit…As mua nuk më duan pasi ata duan veten”.

I pari i AAK-së thotë se LDK për herë të parë në histori të saj ka rrëzuar një qeveri.

“LDK-në gjithmonë e kanë rrëzuar nga qeveria”, tha ai.

Haradinaj thotë se Vetëvendosje për këtë kohë kaq të shkurtër të qeverisjes ka bërë punësime të militantëve në institucione.

“Diellza Arifi që është motra e Atdhe Arifit është punësuar në Ministri të Bujqësisë. Xhelal Sveçla e ka punësuar familjarin Zylë Sveçla te Haki Abazi. Deputeti Fitim Uka e ka punësuar vëllain te Arben Vitija. Sali Zyba e ka punësuar djalin e axhës Xhelal Zybën te Rozeta Hajdari. Mirsad Shkreta, kandidatë i LVV-së punësohet në Bordin e QKUK-së”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.