image Haradinaj akuzon pushtetin për kontrabandim me vota për Presidenten

Politikë

Haradinaj akuzon pushtetin për kontrabandim me vota për Presidenten

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane, shkruan Gazeta Sinjali.

Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë”, shkroi Haradinaj.  /Gazeta Sinjali/