Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.
Haradinaj me këtë rast i është referuar presidentin aktual serb, Aleksandër Vuçiq, dhe mediave të afërta me të, të cilat po thonë se e dinë arsyen e thirrjes së Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Kryeministri i dorëhequr është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë si i dyshuar para disa ditëve ku ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!
RH