image Haradinaj: 1 maji punëtorët e Kosovës i gjen me të drejta të shkelura

Politikë

Haradinaj: 1 maji punëtorët e Kosovës i gjen me të drejta të shkelura

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se punëtorët po përballen me të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura.

Haradinaj tha se 1 maji Kosovën e gjen pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për një vit, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve.

Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjen në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pas dore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit“, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Gazeta Sinjali.

Lideri i AAK-së i bëri thirrje qeverisë, që t’i lërë fjalët e t’ia kthejë dinjitetin punëtorëve.

Haradinaj përfundoi shkrimin e tij duke thënë “urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira”.

/GazetaSinjali/