image Hapet shkolla shqiptare në Londër

Diasporë

Hapet shkolla shqiptare në Londër

news image

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa mori pjesë në hapjen e një sholle të re shqiptare në Bexleyheath Londër, u shpreh se synimi i Qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë.

Balla deklaroi se janë më shumë se 7 mijë nxënës, të cilët mësojnë shqipen në shumë qytete të Britanisë së Madhe dhe kjo përpjekje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.

Sipas Ballës mbështetja me tekstet shqip dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do ta zgjerojnë numrin e shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe.

/GazetaSinjali/