Është hapur sot pika e re e përbashkët kufitare Shqipëri – Mal i Zi, në Grabom të Malësisë së Madhe, shkruan Gazeta Sinjali.
Qëllimi për këtë pikë kufitare me Malin e Zi, është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përderisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se kjo konfirmon forcimin e lidhjeve mes të dyja vendeve.
Ai e vuri theksin te bashkëpunimi, ndërsa tha se vendet nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, por se bashkë mund të bëjnë shumë.
Në momentin e prerjes së shiritit të kuq, kryeministri malazez bashkë me atë shqiptar mbajtën gërshërët në duar, përderisa zëvendëskryeministri i Malit të Zi me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviq mban duart e të dyve duke shpallur zyrtarisht hapjen e pikës kufitare./Gazeta Sinjali/