image Hapet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, përfundojnë punimet

Kosovë

Hapet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, përfundojnë punimet

news image

Rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është rikthyer në funksion për qarkullimin e automjeteve, pasi kanë përfunduar punimet infrastrukturore të realizuara nga Komuna e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se rruga tashmë është e hapur për qytetarët.

“U kry. Lëshohet për qarkullim rruga ‘Fehmi Lladrovci’”, ka shkruar ai.

Ky segment ishte mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve të zhvilluara nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Me përfundimin e punimeve, qarkullimi në këtë aks rrugor është normalizuar, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe banorëve të zonës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/