image Hapet konkursi për subvencionim të projekteve filmike

Film

Hapet konkursi për subvencionim të projekteve filmike

news image

QKK-ja hapë konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2020.

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 Gusht, 2020.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së. /Gazeta Sinjali/