image Hapësirat publike në Prishtinë tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

Kosovë

Hapësirat publike në Prishtinë tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot është finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.

Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/