Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës, me një kreshtë lulesh të ngrënshme. Derivon nga fjala broccolo- që do të thotë kreshtë e lulëzuar e një lakre dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore.
Anti-inflamacion
Brrokoli është i pasur me veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol, një flavonoid që merret me përgjigjen inflamatore të trupit. Brokoli gjithashtu përmban sulforafan, një përbërës që parandalon shkatërrimin e kërcit në nyje, duke parandaluar kështu problemet muskulore-skeletore si artriti. Brokoli gjithashtu është i dobishëm për ata që vuajnë nga alergjia dhe gjendje të tjera anti-inflamatore. Kaempfrol është gjetur edhe në kushërinjtë e brokolit si lakra, gjithashtu edhe tek rrushi, luleshtrydhet dhe domatet.
Përmirëson tretjen
Brokoli ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra, duke pasur parasysh që është pjesë e grupit të perimeve. Në një porcion brokoli gjenden dy gramë fibra dhe vetëm 30 kalori që do të thotë se ju mund të ndiheni të ngopur pas një vakti me borkol. Sipas një studimi të Departamentit të Bujqësisë në Shtetet e Bashkuaa, njerëzit që konsumonin 24 gram fibra në ditë. Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksinat e dëmshme dhe kimikatet, ndihmon në procesin e tretjes duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.
Shëndeti i zemrës
Zemra gjithashtu përfiton nga dobitë e brokolit. Sipas The Journal of Agricultural and Food Chemistry, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë parandalon nekrozën e shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të reduktuar me oksigjen. Gjtiashtu brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që ndihmon uljen e presionit të lartë të gjakut.
Anti-kancer
Një tjetë veti e fuqishme e bronkolit është aftësia e tij për të luftuar kancerin. Kjo perime është një burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izothiocyanates, të cilat kopjojnë prodhimin e substancave të trupit që ndihmojnë luftimin e kancerit. Studimet kanë treguar se brokoli mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, fshikëzës, prostatës, kancerit të vezoreve dhe kancerit të gjirit. Ky i fundit gjithashtu parandalohet nga substanca e quajtur sulforafan. Kjo perime me shumë gjasa mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Duhet gjithashtu të theksohet se brokoli duhet të gatuhet lehtë, për tre deri rreth pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij anti-kancerogjene të mos shkatërrohen.
Një recetë e thjeshtë
Supa e brokolit është një nga recetat që mund të shijoni duke mbajtur trupin të shëndetshëm. Një recetë e thjeshtë e saj kërkon disa përbërës si: 900 gr brokoli, një qepë të vogël, një karotë të vogël, një kërcell selino, një lugë gjelle vaj ulliri, bordo perimesh, një lugë gjelle salcë soje, një fletë dafine dhe katë lugë gjelle pana. Në tiganin e nxehur shtoni qepën e grirë, karotën dhe selinon ë e grirë derisa të zbuten. Më pas shtoni bokolin e copëtuar. Shtoni salcën e sojës dhe fletën e dafinës, shtoni brodon dhe lëreni të ziejë për 15-30 minuta. Më pas shtojeni në blender ose procesor ushqimi dhe frulojeni derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas rikthejeni në tenxhere dhe shtoni panën./Gazeta Sinjali/