image Hani i Elezit nën monitorim pas rasteve me helmim, priten rezultatet e analizave

Kosovë

Hani i Elezit nën monitorim pas rasteve me helmim, priten rezultatet e analizave

news image

Komuna e Hanit të Elezit ka nisur monitorimin e situatës pas paraqitjes së një numri të qytetarëve me simptoma të gastroenteritit.

Kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit janë trajtuar 110 persona me simptoma të ngjashme.

Sipas tij, pesë pacientë janë referuar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në QKMF janë administruar rreth 300 terapi venoze.

Ballazhi ka theksuar se institucioni shëndetësor lokal ka furnizime të mjaftueshme me terapi dhe materiale mjekësore për përballimin e rasteve të paraqitura.

Ndërkohë, mostrat e marra nga institucionet përgjegjëse janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa rezultatet pritet të përcaktojnë shkakun e paraqitjes së këtyre rasteve.

Kryetari i komunës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara dhe të mbështeten vetëm në njoftimet zyrtare. Ai gjithashtu ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj higjienës dhe paraqitje të menjëhershme te mjeku në rast të shfaqjes së simptomave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/