image Hamza: Po dëgjohen sirenat, u kërkoj qytetarëve të ruajnë qetësinë

Siguri

Hamza: Po dëgjohen sirenat, u kërkoj qytetarëve të ruajnë qetësinë

news image

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga veriu i vendit po dëgjohen sirenat të cilat njihen si “usbuna” e që shërbejnë për grumbullimin e serbëve.

Hamza në një prononcim ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që ta ruajnë qetësinë.

Unë jam në komunikim me organet përgjegjëse që janë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe zbatimin e ligjit. Ato janë duke e kryer punën e vet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çka mundem me thënë është që po dëgjohen sirena në pjesën veriore dhe ka disa organizime në ate pjesë”, deklaroi ai për Nacionale.

Ai mes tjerash ka konfirmuar se në pjesën e jugut, situata është e qetë.

Shqiptarët për momentin janë të qetë, janë në shtëpi të veta. Dhe unë sigurisht i lutem të ruajnë qetësinë dhe të sillën në përputhje me përgjegjësinë e qytetarit”, theksoi Hamza.

Ndryshe, këto zhvillime në veri vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet serbe.

Gjatë tërë ditës kishte përplasje nga distanca mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit, sikurse shumë zyrtarë të tjerë, kanë folur në mënyrë të ashpër kundër vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targa dhe dokumente.

E gjuha e ashpër e Vuçiqit duket t’i ketë ngjallur strukturat paralele e kriminale në veri, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetet kosovare.

/GazetaSinjali/