image Hamza i PDK-së për programin qeverisës të Kurtit: Do ta kalojë 4 miliardëshin e borxhit publik, do t’i rrisë tatimet e varfërojë qytetarët

Financa

Hamza i PDK-së për programin qeverisës të Kurtit: Do ta kalojë 4 miliardëshin e borxhit publik, do t’i rrisë tatimet e varfërojë qytetarët

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, foli rreth premtimeve të Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Hamza i cili është edhe ekonomist, tha se premtimet e Kurtit në këtë fushë janë më shumë se ambicioze sepse ka bërë një program që vështirë mund ta realizojë.

Ai thotë se me këtë rritje ekonomike që ka Kosova, është e pamundur që të përfundojnë investimet e premtuara nga Qeveria duke thënë se vendit do t’i duhet të futet më tej në borxh publik dhe më pas në krizë të thellë financiare.

“Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 4.2%. E zëmë kështu për shembull, pasi pandemia dihet se do të godasë ekonominë në plan afatgjatë. Nuk mund të kemi rritje më të madhe se kjo pasi dihet si janë mundësitë. Pastaj premtimet që janë dhënë do na shtyjnë drejt borxhit publik të vazhdueshëm.  Borxhi publik ka qenë i ulët dhe deri ën vitin 2017 ka qenë 17.5% e bruto produktit vendor.

Gjatë vitit të kaluar është rritur shumë për shkak të pandemisë. Greqia ka pasur probleme të mëdha. Spanja, Portugalia e Irlanda po ashtu. Lehtë është të merret borxhi por pagesa e këtij borxhi është i rëndë. Rritet norma e interesit. Në ekonomi nuk është e lehtë. Gjermaninë nuk mund ta rrëzojë edhe 100% e borxhit publik. Qeveria Kurti do ta kalojë 4 miliardëshin e borxhit publik”, tha ai në T7.

Sipas tij, zgjidhja e vetme e kësaj do të jetë rritja e tatimeve mbi qytetarin.

“Qeveria Kurti do t’i rrisë tatimet, do t’i varfëroj qytetarët”, shton ai./Gazeta Sinjali/