image Hamza: Abstenimi i votuesve mesazh për të gjitha partitë politike

Politikë

Hamza: Abstenimi i votuesve mesazh për të gjitha partitë politike

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij ka pritur rezultat më të mirë në zgjedhjet e fundit, pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Hamza ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë si dinjitoz dhe të civilizuar, por ka theksuar se PDK nuk ka arritur pritjet e saj elektorale.

Ai ka kritikuar gjithashtu procesin zgjedhor, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë plotësisht të ndershme për shkak të përdorimit të parasë publike.

Hamza ka theksuar nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe shmangien e vakuumit institucional në vend.

Duke folur për pjesëmarrjen në votime, ai ka vlerësuar se abstenimi i qytetarëve duhet të shihet si një mesazh i qartë për partitë politike, duke kërkuar më shumë stabilitet dhe më pak kriza politike në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se PDK-ja do të zhvillojë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, si pjesë e proceseve të saj organizative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/